17:42 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ia përdhunuan të dashurën para syve, adoleshenti bën vetëvrasje

Një adoleshent vrau veten pasi që e dashura e tij ishte përdhunuar nga bandat para syve të tij, ndërsa u raportua se po hidhte gjak në tokë.

Sulmi ndodhi kur çifti i ri u përballën me dy burra në një zonë të izoluar gjatë natës, transmeton Indeksonline.

Sulmuesit rrahën 19-vjeçarin, të quajtur në vend si Sawan Sai, dhe e detyruan atë të shihte kur e përdhunuan të dashurën e tij.

Adoleshenti mori jetën e tij të nesërmen pasi ishte lënë i traumatizuar dhe u ndje fajtor, njoftoi media lokale në Indi.

Sawan u gjet i varur më 2 shtator, por familja e tij nuk lajmëroi policinë për t’u treguar atyre se ai kishte marrë jetën e tij.

Sulmi ndodhi në një fshat në qarkun qëndror të Indisë, Korba, më 1 shtator.

E dashura e tij më pas iu afrua policisë dhe u tha atyre rreth sulmit, duke cituar atë si një arsye për vetëvrasjen e të dashurit të saj./Indeksonline/.