17:23 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Indianët vrasin oficerin e policisë shkaku i lopës

Katër vetë janë mbajtur nën arrest për vrasjen e një oficeri të policisë indiane, në dhunën që shpërtheu pas thashethemeve të përhapura se lopët ishin therur.

Subodh Kumar Singh u vra ndërsa policia përleshej me grupe të djathtë Hindu, të cilat thanë se policia nuk arriti të ndalë vrasjen e lopëve në shtetin e Uttar Pradesh.

Lopët konsiderohen të shenjta nga shumica e popullsisë indiane dhe shumë shtete tani kanë ndaluar therjen e lopës, transmeton IndeksOnline.

Çështja ka shkaktuar dhunë më parë, por një sulm ndaj policisë ishte i panjohur deri tani.

E ashtuquajtur ‘vetëgjyqësi ndaj lopës’ ka qenë në rritje dhe ka çuar në disa vrasje në vitet e fundit.

Policia po kërkon tani 23 të tjerë që dyshohen të jenë të përfshirë në vrasjen e së hënës në rrethin e Bulandshahrit.

Shumë shtete, përfshirë Uttar Pradesh, kanë filluar në mënyrë aktive zbatimin e ndalimeve për therjen e lopës, pasi Partia Hindu Bharatiya Janata (BJP) formoi qeverinë federale të Indisë në vitin 2014.