13:08 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ia refuzoi ofertën, reagon Dillian Whyte: Ti je thjeshtë një frikacak!

Dillian Whyte ka goditur rëndë boksierin, Tony Bellew, pasi ky i fundit refuzoi luftën me të.

Bellew për momentin ende nuk ka gjetur kundërshtar për luftën e dhjetorit, pasi Davide Haye pësoi një lëndim dhe anuloi meçin me të, transmeton IndeksOnline.

Boksieri i parë që i ofroi mundësi për t’u rrahur, ishte Dillian Whyte, por u refuzua menjëherë nga Bellew.

Whyte ka reaguar ashpër duke quajtur frikacak boksierin nga Britania e Madhe.

“Unë do ta mposhtja Bellewin pa bërë asnjë stërvitje. Më vjen keq dhe kërkoj falje që Bellew nuk pranoi ofertën time për të luftuar. Ai është thjeshtë një frikacak dhe nuk kishte topa për të luftuar me mua”, ka shkruar Whyte.

Përveç Whyte, Bellewit i ka kërkuar duel edhe ish-kampioni botëror, Tyson Fury./IndeksOnline/