12:20 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ia sheh “sherrin” pastrimit të armës, vetëplagoset një person në Fushë Kosovë

Dje rreth orës 14:40, në Fushë Kosovë, një person përderisa ishte duke pastruar armën, është vetë plagosur në shuplakë të dorës.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësiti policor ka konfiskuar armën-pistoletë me një karikator me dy fishek dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/