Ia vodhën katër gomat e veturës, pronari vendos 500 euro shpërblim kush tregon hajnin
Një banori në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë i ndodhi diçka e pazakontë mbrëmjen e kaluar.
Kur po i afrohej veturës së tij të parkuar afër banesës, pa që dikush ja kishte vjedhur katër gomat e vendosura, transmeton Indeksonline.
Rastin e ka bërë publik vet pronari i veturës i cili kërkon ndihmën e qytetareve për t’i gjetur ato.
Madje i njëjti ka vendosur si shpërblim 500 euro për atë që tregon se kush e ka kryer këtë vepër.
Deri tani jemi mësuar të shohim vjedhje të shpeshta të veturave, mirëpo jo vetëm goma./Indeksonline/