16:35 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veturat në trotuare, këmbësorët në rrugë!

Të shumta janë rastet kur qytetarët e Prishtinës nuk kanë mundësi të ecin trotuareve për shkak se aty parkohen veturat.

Kësisoj është gjendja edhe në lagjen “Ulpiana”, saktësisht në rrugën ‘Henri Dunant’, transmeton Indeksonline.

Në disa fotografi të publikuara së fundi në rrjetet sociale shihet qartë se në çfarë gjendje është bllokimi i këtyre rrugëve nga automjetet.

Siç duket komuna apo saktësisht inspeksioni nuk po ndërmerr asgjë në këtë aspekt, kësisoj duke lejuar vozitësit të vazhdojnë avazin e njëjtë./Indeksonline/