12:50 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ia “zënë” derën e shtëpisë për borxh

Mbrëmë në Shtime një qytetar ka shkuar në shtëpinë e një qytetari tjetër, për shkak të një borxhi që djali i këtij ia kishte.

Personi të cilit i kishin borxh ka refuzuar të dalë nga shtëpia e borxhlisë së tij dhe me këtë rast babai i djalit që ka marrë borxhin e ka njoftuar Policinë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka informuar se në shtëpinë e tij, kishte shkuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe si pasojë e një borxhi që i kishte djali i viktimës, i dyshuari ka kërkuar nga viktima që t’ia liroj shtëpinë. Njësit policore kanë intervistuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Temat: