20:53 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Ibiza – Barcelona, goli në sekondat e fundit “vulos” fituesin e ndeshjes

Barcelona ka kaluar në fazën e 1/8 të Kupës së Spanjës.

Katalonasit me shumë vështirësi e kanë mposhtur skuadrën nga liga e tretë, Ibiza-Eivissa me rezultat 1-2.

Ibiza kaloi e para në epërsi me golin e Caballe në minutën e nëntë.

Në minutën e 72-të, Barca e barazoi rezultatin me anë të Griezmann.

Sulmuesi francez shënoi në minutën e pestë shtesë për ta kaluar skuadrën e tij në fazën tjetër të këtij kompeticioni. /IndeksOnline/