22:49 / E Martë, 26 Janar 2021 / C E

Ibra e merr “n’qafë” Milanin, Eriksen e kualifikon në gjysmëfinale Interin

Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Zikaltërit kanë mposhtur Milanin me rezultat 2-1 në ndeshjen çerekfinale që u zhvillua në “San Siro” me shumë tensione.

Milani kaloi në epërsi në minutën e 31-të me golin e Ibrahimovicit.

Suedezi në pjesën e dytë u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Milanin me një lojtar më pak.

Epërsinë numerike e shfrytëzoi shumë mirë Interi që shënoi dy gola në minutat e fundit.

Fillimisht shënoi Lukaku në minutën e 71-të nga penalltia.

Golin e fitores e shënoi Eriksen në minutën e tetë shtesë.

Në gjysmëfinale Interi do të takohet me fituesin e ndeshjes Juventus – Spal. /IndeksOnline/