21:10 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Ibra ‘godet’ Zapata-n: Ju s’keni paraqitje, sa kam unë gola!

AC Milan u mposhtë 0 me 3 ndaj Atalanta-s midis ‘San Siro-s’ në xhiron e 19-të të Serie A-së.

Zlatan Ibrahimovic pas ndeshjes dha një deklaratë ‘goditëse’ për yllin e skuadrës së Atalanta-s, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se ka më shumë gola, sesa që ka paraqitje sulmuesi nga Kolumbia, Duvan Zapata.

“Unë kam më shumë gola të shënuara, sesa ju që keni paraqitje në karrierë”, është shprehur Zlatan pas ndeshjes.

Megjithatë, Zlatan dështoi të shënonte gol sonte/ kurse Zapata shënoi./IndeksOnline/