16:48 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / Blerim

Ibra: S’ka mbaruar, derisa të them se ka mbaruar…

Zlatan Ibrahimovic nuk ndalet së stërvituri. Ylli i AC Milan ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke u stërvitur, shkruan IndeksOnline

“Nuk ka mbaruar derisa të them se ka mbaruar”, ka shkruar sulmuesi suedez

Kujtojmë që Ibra mungoi në dy ndeshjet e fundit të Milan (kundër Torinos dhe Cagliarit) për shkak të lëndimit.

Ai pritet të mungoj edhe në ndeshjen e fundit në këtë sezon, kundër Atalantas./IndeksOnline/