14:31 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Ibra tallet me statujën e Ronaldos: Unë do ta kisha pushuar skulptorin nga puna

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon shoun e tij edhe nga SHBA-ja. I ftuar në emisionin e komedianit të njohur, James Corden, “Late, Late Shoë ëith James Corden”, sulmuesit të Los Angeles Galaxy iu tregua një foto e skulpturës së tij aktuale, e cila është duke u punuar dhe u krahasua me atë të Cristiano Ronaldos që përfundoi vitin e shkuar.

Dhe suedezi konfirmoi se ai nuk do të ishte shumë i lumtur nëse vepra e tij do ngjasonte me atë të portugezit. “Skulptori im e donte statujën time pa të mbathura. Unë po të isha Cristiano Ronaldo, do t’i thosha skulptorit: ‘Jam i nderuar për statujën, por ti je i pushuar’”.

Temat: