19:50 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Ibrahim Dresevic nga minuta e parë ndaj Zwolle

Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Zwolle dhe Heerenveen, duel ky në kuadër të xhiros së 24’të në ligën holandeze.

Nga minuta e parë në radhët e Heerenveen do të jetë mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresevic, shkruan IndeksOnline

Mbrojtësi kosovar po tregon paraqitje të mira me skuadrën holandeze, ku edhe sot e kishte besimin e trajnerit amerikan, Llanez.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave: