75 Mall Live Search
11:53 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ibrahimoviqi drejt Premierligës angleze?

E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviqit mbetet ende e paqartë!
Sipas raportimeve të fundit nga mediat e huaja, suedezi thuhet se shumë shpejt do të vishet sërish me fanellën e Milanit.

Mirëpo siç raportojnë mediat angleze, tashmë edhe klubi tjetër anglez, Everton është interesuar për suedezin, i cili është ende në kërkim të klubit të tij të ardhshëm pas largimit nga LA Galaxy.

Drejtuesit e Evertonit janë të gatshëm t’i japin 4 milionë paundë në sezon suedezit, mirëpo një kalim i mundshëm i tij në Premier League duket i pamundur, duke parë edhe vetë dëshirën e suedezit që të rikthehet në San Siro.