15:59 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

“Ibrahimovic e shkrinë borë” – Stërvitet fuqishëm!

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është rikthyer në stërvitje, pas lëndimit që e mbajti jashtë fushës së lojës për rreth dy javë.

Ylli suedez ka stërvitur në borë në qendrën stërvitore të Milanit, Milanello, pasi është riaftësuar nga lëndimi muskulor.

Ish-sulmuesi i Manchester United, Juventus dhe Inter, e postoi një video në rrjetet sociale nga stërvitja e tij nën reshjet e borës në Milanello.

Ai shkroi: “Hajt e më ndalo!”

Ibra ishte lënduar në fitoren e Milanit 2:1 kundër Napolit më 22 nëntor.

Ai nuk është pjesë e skuadrës së Milanit për ndeshjen e sotme kundër Sampdorias në Serie A.