21:44 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / B O

Ibrahimovic: Luanët nuk shërohen si njerëzit

Zlatan Ibrahimovic është është kthyer në fushën e lojës pas dëmtimit të rëndë të pësuar sezonin e kaluar.

Në minutën e 77-të të gjithë tifozët e United janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur daljen nga fusha të Martial, por edhe futjen në fushë të Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk luante që nga nga 20 prilli i kaluar.

Pas takimit ai mor në deklaratë dhe u pyet për mungesën e tij prej 7 muajsh.

“Luanët nuk shërohen si njerëzit” , tha Zlatan në fund të ndeshjës. /IndeksOnline/