09:43 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / L K

Ibrahimovic mund të jetë trajner i përkohshëm te Milani

Humbja nga Atalanta e ka luhatuar seriozisht karrigen e Piolit te Milani. Në rast se skuadra e madhe italiane nuk e kalon grupin në Champions League, Pioli mund të shkarkohet nga pozita e trajnerit.

Sipas informacioneve të La Repubblica, ai mund të zëvendësohet nga Zlatan Ibrahimovic. Ndeshja ndaj Newcastle United mund të jetë me shumë gjasa e fundit për Piolin te Milani.

Pronari i skuadrës, Gerry Cardinale e pëlqen idenë që Ibra të merr drejtimin e përkohshëm të skuadrës.

Cardinale i beson karakterit të suedezit dhe beson se ai di të motivoi skuadrën për ndeshjet në vazhdim.

Ka kohë që po lakohet një rikthim i Ibrës te Milani në ndonjë pozitë të caktuar./Indeksonline/