14:44 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ibrahimoviqi mund të rikthehet në Serie A

Zlatan Ibrahimoviqi po bën sezon fenomenal me Los Angeles Galaxy në MLS, duke shënuar 30 gola dhe kontribuar në 7 të tjerë me asistime në 34 takime.

Kjo ka bërë që vetë shefi i shtabit drejtues të Napolit Carlo Anceloti, të bëjë një telefonatë në drejtim të sulmuesit 38- vjecar.

Në Itali përveç Napolit për shërbimet e Suedezit janë të interesuara edhe Bologna e Genoa.