14:37 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Ibrahimovic nuk e ka ndërmend të tërhiqet, ja kur planifikon rikthimin

Zlatan Ibrahimovic NUK do të tërhiqet pasi sulmuesi 41-vjeçar premton të kthehet në fushë shumë shpejt

Zlatan Ibrahimovic ka synuar një rikthim në fushë “shumë shpejt” pasi 41-vjeçari vazhdon rikuperimin e tij nga një dëmtim i gjurit.

Suedezi iu nënshtrua një operacioni në maj pasi pësoi një dëmtim në gju, duke shkaktuar shqetësime se karriera e tij profesionale 23-vjeçare mund të mbyllet.

Ibrahimovic nënshkroi një zgjatje të kontratës njëvjeçare me AC Milan në korrik, pavarësisht problemit, pasi shënoi tetë gola në 23 paraqitje sezonin e kaluar.

“Dua të rikthehem në fushë së shpejti, ndihem mirë, shpresoj të rikthehem shumë shpejt’’,  tha Ibrahimovic në Globe Soccer Awards në Dubai, transmeton IndeksOnline

Ibrahimovic luajti për herë të fundit në lojën e fundit të sezonit të Serie A, kur një fitore 3-0 ndaj Sassuolos konfirmoi AC Milan si kampion të Italisë për herë të parë në 11 vjet. /IndeksOnline/