09:59 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ibrahimovic për James: LA tashmë ka Zotin dhe Mbretin (FOTO)

LeBron James është transferuar në Los Angeles Lakers pas një aventure fantastike te Cavaliers.

Mirëseardhje në LA i ka uruar edhe sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic, shkruan indeksonline.

Ai përmes një statusi i ka uruar “Mbretit” mirëseardhje në skuadrën ere.

“LA tashmë ka Zotin dhe Mbretin! Zlatan i uron mirëseardhje Jamesit”, shkruhet në postimin e suedezit. /IndeksOnline/