16:44 / E Diele, 11 Tetor 2020 / C E

Ibrahimovic rikthehet në stërvitje, gati për derbi

Zllatan Ibrahimovic do të jetë i gatshëm për derbin e Madoninës.

Sulmuesi i Milanit është shëruar nga koronavirusi dhe do të jetë i plotë në ndeshjen ndaj Interit në fundjavën e ardhshme.

Ai është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës në Milanello.

Suedezi ishte i izoluar për shkak se doli pozitiv me koronavirus dhe nuk i ndihmoi klubit në dy ndeshjet e fundit. /IndeksOnline/