16:22 / E Martë, 21 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Ibrahimovic rikthehet tek Suedia: Unë nuk dorëzohem, kam bërë tri operacione në 14 muaj!

Zlatan Ibrahimovic nuk ka të ndalur, ai në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se do të rikthehet serish për të luajtur për kombëtaren suedeze.

Poashtu qendërsulmuesi i Milanit foli për vitin e kaluar të vështirë dhe mundësinë për t’u tërhequr pas fitimit të Scudettos.

“Do të kishte qenë shumë e lehtë. Nuk ishte një përfundim që më përshtatej. Kam bërë operim tre herë në këto 14 muaj. Kishte një moment që gjuri nuk u përmirësua, isha në tunel, nuk pashë dritë. Pastaj, më në fund, gjërat filluan të përmirësoheshin mirë e më mirë. A kam menduar ndonjëherë të heq dorë? Kurrë. Unë nuk dorëzohem. Sfidat më japin adrenalinë. Edhe ju gazetarët që në moshë të re keni shkruar dhe thënë për mua se kam qenë shumë ndryshe, e arrogant, më ndihmua. Gjithmonë e kam këtë dëshirë brenda meje për t’u treguar atyre që dyshojnë se e kanë gabim”, tha Ibrahimovic.