17:14 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / Blerim

Ibrahimoviç rrezikon dënim nga FIFA, ka firmë të basteve në Maltë?

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimoviç mund ta ketë shkelur kodin e etikës të shtëpisë më të madhe të futbollit në Botë, FIFA-së pas rikthimit në Kombëtaren e Suedisë.

Në mediat suedeze shkruhet se Ibra mund të dënohet nga FIFA për shkak te basteve sportive, shkruan IndeksOnline

‘Aftonbladet’ pretendon se kompania e Ibrahimoviç ka 10 për qind të aksioneve të ‘Bethard.com’ – një kompani bastoresh.

Ky dyshim nisi për shkak të rikthimit të Ibras në Suedi, në kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katari 2022’.

Kujtojmë që legjenda e futbollit luajti edhe në ‘Fadil Vokrri’ në fitoren e Suedisë 3 me 0 ndaj Kosovës./IndeksOnline/