23:48 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ibrahimovic: Unë shkova me Porsche dhe Rolex, ai ishte me të shkurtra dhe hëngri sa për 7 veta

Gjatë një interviste të gjatë të dhënë për “Sky Sport”, Zlatan Ibrahimovic ka kujtuar fillimet e tij në botën e futbollit. Ka qenë me të vërtetë argëtues rrëfimi mbi takimin e tij të parë me atë që do të bëhej menaxheri i tij, Mino Raiola: “Isha tek Ajax dhe sapo kisha prerë lidhjet me menaxherin tim të vjetër dhe kërkoja një të ri”.

“Në takimin tim të parë me të, unë u paraqita me Porsche, Rolex, i veshur mirë. Më pas kam parë atë të vijë me pantallona të shkurtra me lule, një fanellë të thejshtë me mëngë të shkurtra”, ka thënë Ibrahimovic.

“Mendon se një menaxher duhet të vishet mirë, ai nuk ishte kështu. Shkuam në një restorant për të ngrënë sushi dhe ai ka porositur sa për shtatë vetë. ‘Jemi vetëm 3, kush do t’i hajë të gjitha këto?’, pyeta unë. ‘Mos u shqetëso’, u përgjigj ai”. Pjesa tjetër është histori.