75 Mall Live Search
18:42 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

“Ibrahimovici i ri”, sulmuesi shqiptar prezantohet te klubi rumun

Valmir Berisha e kishte nisur karrierën në mënyrë të bujshme me 17 vjeçarët e Suedisë.

Ai në Kampionatin Botëror 2013 për U-17, ishte shpallur top gola shënues me shtatë gola.

Kjo kishte bërë që ta marr nofkën “Ibrahimovici i ri”, ndërsa Roma kishte nënshkruar me të në moshë të re.

Pas që atëherë huazime dhe dështime për sulmuesin. Luajti për Panathinaikos, Cambuur, Aalesund, Fjölnir dhe në fund Velez Mostar. Klubi i Velezit në pajtim me të e shkëputi kontratën, gjashtë muaj para se të mbyllje.

Ai tani ka nënshkruar deri në verën e vitit 2021 me klubin rumun, Chindia Targoviste