14:23 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ibrahimoviqi e akuzon rëndë trajnerin e Suedisë

Trajneri i Suedisë, Jan Andersson, ka marrë akuza të rënda nga Zlatan Ibrahimoviqi.

Legjenda e kësaj kombëtareje nuk është ftuar për dy ndeshjet e tetorit ndaj Maltës dhe Spanjës.

“Lojtarët që janë me origjinë nga shtetet e tjera nuk ftohen te Suedia. Më thoni sa lojtarë që nuk kanë prejardhje nga Suedia janë ftuar? Asnjë. Kjo duhet të ndryshojë, sepse në Suedi jetojnë rreth 20% të njerëzve që kanë origjinë nga vendet tjera të Evropës”, deklaroi Ibrahimoviqi.

38- vjeçari që luan te LA Galaxy, ka regjistruar më së shumti paraqitje në fanellën e Suedisë.

Në 116 ndeshje ka shënuar plot 62 gola. /Indeksonline/