75 Mall Live Search
09:25 / E Martë, 30 Qershor 2026 / G T

Ibrahimoviq “godet” stilin e lojës të Koemanit: Humbje për fajin e trajnerit!

Legjenda e futbollit, Zlatan Ibrahimoviq ka kritikuar trajnerin, Ronald Koeman pas humbjes së Holandës ndaj Marokut.

Ibrahimoviq pas ndeshjes bëri kritika të ashpra për mënyrën se si trajneri i “portokallinjëve” vendosi të luante, shkruan Indeksonline

“Kjo humbje është për fajin e Koemanit. Nuk e njoha këtë Kombëtare të Holandës. Koeman u soll si një trajner italian, ndërsa Holanda duhet të luajë gjithmonë për të fituar. Më mirë të humbasësh, duke ruajtur identitetin tënd. As lojtarët nuk dukeshin rehat me këtë mënyrë të lojës”, u shpreh Ibrahimoviq.

Në ndërkohë, Koeman iu përgjigj menjëherë kritikave të Ibrahimoviqit, duke thënë se këtë skemë e kërkuan edhe tifozët.

“Këtë e kërkuan tifozët në Holandë. Luajta me pesë mbrojtësa dhe prapë po kritikohem”, u shpreh Koeman.

/Indeksonline/