17:24 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / Gj. Sh

Icardi drejt largimit nga PSG, drejt rikthimit në kampionatin Italian

Futbollisti i PSG-së, Mauro Icardi po shqyrton mundësin e largimit nga klubi francez pasi nuk është në planet e trajnerit Christophe Galtier.

Argjentinas së fundmi nuk është thirur në ndeshjeen e parë për këtë sezon në Ligue 1 kundër Clermont, shkruan Indeksonline.

Për Icardin, ditët e fundit ka shfaqur interesim skuadra e Dortmundit, për të zëvëndësuar Sebastien Haller, i cili u diagnostifikua me kancer në testikuj.

Por sipas gazetës franceze L’Equipe, Icardi nuk do transferohet te skuadra gjermane,

Argjentinasi po shqyrton mundësin e rikthimit në kampionatin italian ku Sampdoria dhe Monza kanë shfaqur interesim prej kohësh./Indeksonline/