Icardi flet për herë të parë për transferimin në Real Madrid
Sulmuesi i Inter Mauro Icardi ka qenë i lidhur me një largim të tij në drejtim të ekipit spanjoll Real Madrid.
Duke parë spekulimet e shumta ai ka folur për herë të parë. Icardi në intervistën e tij për Corriere Dello Sport tha se është i lumtur aty ku është, transmeton Indeksonline.
“Dëgjova diçka…por e shihni unë jam i fundit që i di këto gjëra sepse interesi im është ta bëjë punën time mirë. Ju duhet ta pyesni agjenten time Wanda dhe drejtorin e Interit, Piero Ausilio.”, u shprehë argjentinasi.
Icardi këtë sezon po kalon në formë shumë të mirë duke shënuar shtatë gola në 10 paraqitje në Serie A. Po ashtu në Ligën e Kampionëve ka shënuar tre gola në pesë paraqitje./Indeksonline/