18:24 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Icardi mund të mos luaj fare më këtë edicion!

Situata me Mauricio Icardin te Interi pritet të mos përfundojë me kaq. Raportohet se sulmuesi argjentinas mund të mos paraqitet më fare këtë edicion.

Bisedimet mes klubit e lojtarit kanë devijuar, për çka skuadra italiane ka vendosur t’i marrë shiritin e kapitenit.

Burime të afërta me Interin shkruajn sot se skuadra mund ta pezulloi argjentinasin me moslojë për shkak të sjelljeve të tij josportive.

Në këtë mënyrë, Interi mund ta pezulloi Icardin deri në fund të sezonit, për ta vënë në shitje në afatin kalimtar të verës.

Juventusi është skuadra favorite për të blerë ish-kapitenin.

Madje, disa njohës të transfereve në Serie A bëjnë të ditur se ka një marrëveshje mes Icardit e Juventusit, për çka ka patur edhe prishje të raporteve mes lojtarit me skuadrën./Indeksonline/