21:50 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Icardi: “Nuk luaj kundër Frankfurtit, ndjej dhimbje në gju”

Janë bërë gati një muaj që Mauri Icardi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Interin. Sulmuesi argjentinas ishte lënduar më 9 shkurt dhe pritet që të kthehet javën e ardhshme.

“Nuk do të luaj kundër Frankfurtit sepse ndjej dhimbje në gju” i ka thënë Icardi trajnerit Luciano Spalleti.

Kohëve të fundit mediat në Itali kanë raportuar që Icardi ka acaruar marëdhënjet me trajnerin italian, i cili kërkon që argjentinasi ta sqarojë të ardhmen.

Ka shumë mundësi që ai të transferohet te Manchester United në verë. /Indeksonline/