11:51 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Icardi tallet me Real Madridin: Nuk e kam ndërmend t’ua hap telefonin!

Mauro Icardi është futbollisti më i kërkuar në Europë. Sulmuesi argjentinas mbrëmë shënoi dy gola në fitoren e Interit 3 me 1 kundër Cagliarit.

Icardi po kërkohet shumë nga gjigantët europian, por siç duket sulmuesi është i lumtur në “Guizepe Meaza”, transmeton IndeksOnline.

Ai u pyet nga “Sky Sport” për një transferim të mundshëm në Real Madrid, kurse përgjigja e tij ishte qesharake.

“Nëse Real Madridi më telefonon, unë do ta lë telefonin të bije pa ndërpre dhe sigurisht se nuk do ta hapi. Ju e dini se çfarë mendoj unë, nuk ka asgjë për të thënë sa i përketë të ardhmës”, tha pas ndeshjes Icardi.

Në 14-xhirot e para, Icardi ka të shënuar 15 gola, aq sa ka edhe sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile. Kurse, skuadrat favorite për të nënshkruar me Icardin janë: Chelsea, United, Psg dhe Real Madrid.//IndeksOnline/