09:16 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Icradi mund të rikthehet në derbi?

Ish-kapiteni i Interit, Mauro Icardi po kalon njërin nga momentet më të rënda në karrierën e tij.

Sulmuesit argjentinas fillimisht i është marrë shiriti i kapitenit dhe mungon në skuadër pesë ndeshjet e fundit.

Gjithashtu 26 vjeçari dhe skuadra italiane nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët për të rinovuar kontratën, shkruan Indeksonline.

Mauro Icardi mund të mos paraqitet edhe në derbi kundër Milanit që zhvillohet pas dy javësh.

Gruaja dhe njëherit menaxherja e tij, Wanda Nara shpreson që ai të luaj në derbin e qytetit.

“Në derbin e fundit Mauro ishte i vendosur për të fituar, kam shikuar me emocion, por unë kam qenë i qetë, sepse ai ishte shumë i sigurt “Pum Pum Pum Piątek ose pum pum pum Icardi” (buzëqesh).Në qoftë se Icardi kthehet për derbin? Do të dëshiroja për derbi, natyrisht”, ka thënë Wanda.

Fundi i sezonit do të jetë shumë i nxehtë për futbollistin, ku me shumë gjasë do ta shohim të veshë një fanellë tjetër. /IndeksOnline/