13:30 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Ide si të kombinoni këpucët blu

Jeni te pasionuara pas këpucëve dhe për me tepër pas këpucëve me ngjyre. Sigurisht këto këpucë janë te bukura dhe i japin me shume ngjyre veshjeve tuaja. Bluja është një nder ngjyrat me te bukura dhe te preferuara, ajo transmeton ekuilibër, qetësi për me tepër është një ngjyre shume e mire për tu kombinuar me shume ngjyra te tjera për tu mbajtur qoftë ne pune ashtu dhe për te dal.

Por nëse jeni ne dileme se si te kombinoni këpucët tuaja ne ngjyre blu ja disa këshilla nga te cilat mund te merrni frymëzim dhe te keni një pamje me te vërtet sensuale. Nëse ende nuk keni një pale këpucë ne ngjyre blu këshilla është ti blini.

 1. Kombinimi i ngjyrës blu me roze

Një nder kombinimet me te bukura, femërore dhe shume te dashura nga femrat është padyshim kombinimi i ngjyrës roze me blu një kombinim ideal për te nisur pranverën. Roza është një ngjyre shume femërore dhe duket bukur nëse e kombinoni me blunë. këshilla është te kombinoni veshjet tuaja me aksesor nude. Por këshilla është te bëni kujdes me detajet e vogla por edhe me grimin. Mos harroni se te bëni një grim natyral është mire për te balancuar pamjen.

 2. Kombinimi i ngjyrës blu me jeans

Është një nder kombinimet me te bukura dhe natyrale qe mund te bëni për ta veshur ne çdo sezon.

Kështu mund te vishni jeans-et tuaja ne ngjyre boje qielli te çelur dhe ti kombinoni me këpucët tuaja ne ngjyre blu. Mund te preferoni këpucë me taka apo te sheshta qofshin nëse dëshironi mund te përfundoni look-un tuaj me një bluze për shembull me printe dhe te merrni një çante kamosh po ne ngjyre boje qielli kështu do te formoni një look te përshtatshëm për ne pune.

 3. Ngjyrat neutro

Ngjyra blu dhe neutro për te përderur te njëjtën tonalitet ne ngjyre blu i cili mund te jete një opsioni mire kombinimi. kështu nëse do te dilni me miqtë apo do te shkoni ne një takim romantik gjate ditës preferoni te kombinoni këpucët tuaja blu me një veshje ne ngjyre neutro. Këshilla është te preferoni grimin ne ngjyra neutro ne mënyrë qe te balanconi pamjen tuaj. Zgjidhni një pale këpucë me taka klasike.

 4. Veshjet ne kontrast

Padyshim qe kontrastet nuk janë te dashura nga te gjitha femrat por nëse ju bëni pjese tej ato femra te cilat ju pëlqejnë kontrastet atëherë këshilla është te provoni te vishni këpucët tuaja ne ngjyre blu me një pale pantallona për shembull ne ngjyre te verdhe mustarde apo portokalli. Ne te vërtet këto kombinime tërheqin shume vëmendjen dhe i japin një pamje shume te këndshme stilit tuaj te përditshëm.