00:32 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ideja e Donald Trump për blerjen e Grenlandes, quhet absurde!

Presidenti i ShBA-së tash e disa ditë ka shprehur interesim për blerjen e Grenlandes.

Nga ana e tij, kryeministri danez Mette Frederiksen e ka quajtur absurde idenë e Trumpit për blerjen e Grenlandes, të njëjtën ditë që ai ka konfirmuar se është diskutuar mundësia e blerjes së ishullit nga SHBA, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se Grelanda nuk është në shitje.

“Grenlanda nuk është në shitje. Grenlanda nuk është daneze. Grenlanda i takon Grenlandës”, ka thënë kryeministri i Danimarkës Mette Frederiksen në një intervistë të tij, ku ndër të tjera kishte thënë “Fuqishëm shpresoj që nuk eshtë menduar seriozisht një gjë e tillë.”. /Indeksonline/