10:04 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Identifikohet trupi i personit të vdekur, në lumin Devoll

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm pranë lumit Devoll, në Gramsh.

Viktima Besnik Tabaku 53 vjeç, ishte larguar dje nga banesa, ndërkohë që familjarët nuk dinin se ku ndodhej.

Mëngjesin e sotëm ishin kalimtarë të rastit ata që konstatuan trupin e pajetë pranë vendit Çekrez, duke lajmëruar policinë.

Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, çka bën që të dyshohet, se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Lidhur me shkaqet e vdekjes së tij hetimet janë në vijim, ndërkohë që pritet të mësohet më shumë.