10:22 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / A. M.

Identiteti i katër të arrestuarve për rastin “Brezovica”

Shtatë persona janë arrestuar sot në rastin e njohur “Brezovica”. Nga ta janë 3 biznesmenë dhe katër zyrtarë shtetëror.

Berat Lahu, asamblist i VV-së, Shukri Shabani, zyrtar i Ministrisë, Bajram Gashani, biznesmen si dhe Gani Berisha.

Kujtojmë se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova të ndryshme materiale, për të cilat Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të i’u informoj në vazhdimësi.

Ndaj personave të dyshuar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, pritet të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. /Indeksonline/