10:11 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / k.v

Idriz Seferi në Gjilan, Zeka uron qytetarët

Gjilani sot pret  kreshnikun e Karadakut,  Idriz Seferin mu në qendër të qytetit aty ku edhe e kishte vendin, hijerëndë  do të  rri përball  heroit të luftës më të re Agim Ramadanit.

Zv/ministri i MPB-së, Izmi Zeka i cili vjen nga Gjilani thotë se sot bëhen bashkë e kaluara me të sotmen, gjeneratat vendosen në një vend përball njëri tjetrit.

“Kolosi i Kaçanikut  zbret  në tokën e lirë, në tokën e të parëve  aty ku luftën e shëndrroi në paqe, sakrificën në zhvillim  e mbi të gjitha sot i jep frymë shtetësisë së Kosovës dhe jo vetëm Kosovës por  tërë Shqiptarisë”, ka thënë Zeka.

Ai ka uruar Gjilanin për shtatoren e heroit të kombit  Idriz Seferi e cila zbulohet sot gjatë ditës./Indeksonline/