16:23 / E Diele, 01 Gusht 2021 / A. A

Idrizi luan në fitoren e Schalkes

Schalke fitoi 3-0 në udhëtim kundër Holstein Kiel, në kuadër të xhiros së dytë në Bundesliga 2.

Mesfushori i Kosovës, Blendi Idrizi luajti nga minuta e parë.

Ai u zëvendësua në pjesën e dytë.

Kjo ishte fitorja e parë e Schalkes në këtë edicion, pasi në xhiron e parë humbi nga Hamburgu.

/Indeksonline/