14:37 / E Martë, 29 Shtator 2020

Igli Tare e “kap fshesën”, ja lojtarët, që do t’i largojë nga Lazio

Igli Tare ishte tejet aktiv dhe i suksesshëm edhe në këtë afat kalimtar. Drejtori sportiv i Lazios pas disa blerjeve të bujshme në këtë afat, tani e ka në plan që të bëjë disa shitje.

Braziliani Wallace është i pari në listë. Futbollisti është pranë kalimit te turqit e Malatyaspor.

Tare po bisedon me Porton dhe Beshiktashin për të larguar edhe Bastosin, shkruan Indeksonline.

Shqiptari Riza Durmishi, po ashtu është në listën e lojtarëve që do largohen. Shqiptari me pasaportë daneze është afër kalimit te Celta Vigo.

Caicedo do të largohet po ashtu pas blerjes së Muriqit. Për ekuadorianin ka shumë oferta nga Italia, por edhe nga Azia.

Di Gennaro është në këtë listë. Për italianin aktualisht nuk ka asnjë ofertë dhe lojtari po stërvitet i vetëm në Formello./Indeksonline/