14:10 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Igli Tare i përfshirë në skandalin e fundit në Belgjikë

Skandali i fundit që ka shpërthyer në futbollin belg ka përfshirë edhe drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare.

Kështu të paktën bëjnë me dije mediat serbe. Kurir shkruan se e gjitha ka të bëjë me transferimin e Sergej Milinkovic-Savic.

Klubi romak, Lazio e transferoi Milinkovicin nga Genku, transmeton IndeksOnline.

tare-milinkovic

Transferimi në fjalë është duke u hetuar nga organet komepetente në Belgjikë, derisa dyshohet se trajneri, Mateja Kezman ka pranuar ”ryshfet” për bashkëpunim me Taren.

Por, edhe klauzolat e shumta në këtë transferim kanë shkaktuar dyshime për rastin në fjal.

Momentalisht, Kezman është duke u kërkuar nga autoritetet përkatëse për t’u intervistuar në lidhje me rastin./IndeksOnline/