17:48 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Ftesë mashtruese”, Zhegrova as në stol kundër Besiktasit

Genk do ta zhvillojë sonte një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të Europa Leagues sonte.

Skuadra belge do ta ketë përballë Besiktasin në Belgjikë me fillim nga ora, 18:55.

E pak ditë para ndeshjes, kur trajneri i Genk kishte publikuar listën, aty ishte parë emri i Edon Zhegrovës, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, sonte, reprezentuesi kosovar nuk ka startuar nga minuta e parë, e madje, as nuk është në stol.

Edhe njëherë kjo dëshmon se ai nuk i ka aspak punët mirë në Genk.

Përndryshe, pas tri ndeshjeve të zhvilluara në grupin I, Genk është lider me 6 pikë./IndeksOnline/