18:37 / E Martë, 02 Mars 2021 / A. A

Igli Tare: Nuk më intereson çfarë bën Torino, ne do i presim 45 minuta

Futbollistët e Lazios kanë dalur në fushë dhe po presin ardhjen e Torinos.

Por futbollistët e Torinos janë në shtëpitë e tyre, meqë ekipi nuk është lejuar të udhëtojë në Romë, pas rasteve me Covid-19.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare thotë se klubi i tij ka respektuar rregullat dhe ka vendosur të paraqitet në fushë.

“Unë mund të them shumë gjëra, por i mbaj për vete, ne kemi respektuar rregullat. Kemi ardhur në stadium dhe po presim 45 minuta këtu. Pastaj organet kompetente do të kujdesen për ndeshjen. Do të kisha dashur të luanim, megjithëse do të ishim më rehat që të mos luanim. Kur ka momente të tilla, interesat personale duhet të lihen mënjanë. Ne jemi këtu, atëherë do të varet nga organet kompetente. Nuk e di nëse skenari i parë me Juve-Napoli do të përsëritet. Torino? Nuk është puna ime të kuptoj këndvështrimin e tyre, ne i respektojmë rregullat” deklaroi Tare.

/Indeksonline/