14:25 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Igor Simiq: Deklarata e Rakiqit është keqinterpretuar

Shefi i Grupit parlamentar i Listës Serbe, Igor Simiq, përmes një fjalimi ka thënë se deklarata e kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, se gjoja kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, ka thënë se do ta mbështesë presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në çdo nismë të tij diplomatike ndaj Kosovës, nuk qëndron dhe është mashtrim që po bëhet, raporton IndeksOnline.

Simiqi ka thënë më tej se duhet cituar drejt se çfarë ka thënë Rakiqi e jo të keqinterpretohet.

“Deklaratën të cilën e lexuat para deputetëve, nuk e ka thënë ju keni mashtruar deputetët, opinionin, është e pafalshme dhe kërkoj që ta gjeni se si ka thënë Rakiqi, ai ka folur për të gjithë jo vetëm serbët”, tha Simiqi.

Ai ka thënë që të mos manipulohet.

Nga anën tjetër kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, tha se ajo asnjëherë nuk ka kërkuiar vota në korridore për çfarëdo çështjeje, siç pretendoi Simiqi.

Osmani ka lexuar edhe njëherë në gjuhën angleze, deklaratën e nënshkruar në emër të Goran Rakiqit.

“Mbështes pozicionin politik e diplomatik të Serbisë kundër”, theksoi Osmani, duke iu kërkuar deputetëve që të votojnë këtë rezolutë.

Ndërkaq  kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar një projektrezolutë ku njëra prej pikave është edhe ngritja e mocionit ndaj zëvendëskryeministri Goran Rakiq.