20:35 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ikja e Gruevskit dhe kërkesa për azil, Maqedonia nota proteste ndaj Hungarisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë një notë proteste lidhur me ikjen e Gruevskit dhe kërkesës së tij për azil.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Viktor Dimovski në një takim gjatë ditës së sotme në Shkup me ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, Laslo Duks është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane, si dhe pa vonesa do ta hedhë poshtë kërkesën e Gruevskit për marrjen e statusit të azilantit.

Kjo është cilësuar si një noptë proteste ndaj Hungarisë për ikjen e gruevskit dhe kërkesës së tij për azil, shkruan Alsat. Ish Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski i ka ikur vuajtjes së dënimit në burg, pasi një gjykatë e vendit të tij, e dënoi për shpërdorim detyre.  Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, për blerjen e  një automjet të tipit “Mercedes” me vlerë rreth 600 mijë euro gjatë kohës së qeverisjes si Kryeministër i Maqedonisë.