15:54 / E Premte, 17 Mars 2023 / S Z

IKSHP: Uji në Marec s’është për pije, përbën rrezik për shëndetin e banorëve

Duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura ditëve të fundit lidhur me cilësinë e ujit në zonën e fshatit Marec, ekipi i IKSHP-se ka vizituar fshatin dhe ka bërë inspektimit e resurseve të ujit në terren. Gjatë inspektimit u identifikua se ky fshat furnizohet me ujë për pije nga disa burime natyrore dhe nga puse individuale. Këto resurse janë të pambrojtura dhe si të tilla me potencial të madh të mundshëm të ndotjes.

Në favor të kësaj flet edhe mostra e ujit e marrë në familjen Pacolli (furnizohet nga burimi natyror) e cila rezultoi me mungesë të klorit rezidual, me turbullirë të shtuar (mbi 20 NTU) dhe me ngjyrë të ujit të verdhë në të gjelbër. “Ky ujë si i tillë nuk është për pije dhe përbën rrezik potencial për shëndetin e banorëve. Po ashtu, edhe rezultati i analizës kimike ka mos përputhshmëri me standardet e paraparë sipas UA nr. 10/2021 ”Cilësia e ujit për konsum nga njeriu””, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Rezultatet bakteriologjike priten pas 48 orëve!

Duke pasur parasysh rezultatet e analizave laboratorike dhe gjetjet në terren, IKShPK në pajtim me përgjegjësitë e veta ligjore rekomandon autoritetet përgjegjëse – KK Prishtina dhe KRU”Prishtina “ që secila prej tyre në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive, të ndërmarrin masa të nevojshme për zgjidhjen afatgjate të furnizimit me ujë të sigurt për banorët e kësaj zone. Problemi bëhet edhe më madhor pasi që situatë e ngjashme është edhe në 21 fshatra tjera të kësaj zone.

Me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të shëndetit të banorëve, IKSHPK e sheh si nevojë imediate zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë për qytetarët e kësaj zone.

Deri në zgjedhjen afatëgjate të problemit të furnizimit me ujë, IKSHPK rekomandon banorët që burimet natyrore ekzistuese dhe puset individuale:

-të pastrohen mekanikisht nga mbeturinat,

– të mirëmbahet ( të sanohet kaptazha, rezervuari dhe gypi shpërndarës)

– dhe perfundimisht uji të dezinfektohet,

IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilesisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht mbrojtjen e shëndetit të popullatës.