13:51 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

IKSHPK me apel të veçantë drejtuar të moshuarve: Qëndroni në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka apeluar tek të moshuarit që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

IKSHPK iu bëri thirrje edhe familjarëve të të moshuarve që të kujdesen për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia, transmeton Indeksonline.

Nga IKSHPK u theksua se qëndrimi në shtëpi  mund t’ua shpëtojë jetën.

Njoftimi i plotë:

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! ???

Të nderuar qytetarë,

? Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

? Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

? Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

? Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

? Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

? Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!