08:44 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

IKSHPK me apel të veçantë për të moshuarit: Ju lutem qëndroni në shtëpi!

IKSHPK përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka bërë apel për qytetarët e Republikës së Kosovës, që të qëndrojnë në shtëpi.

Nga ky institucion bëhet thirrje për respektim të masave anti-COVID, derisa lutje të veçantë kanë veçmas për të moshuarit.

Ky është postimi i plotë:

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! ???

Të nderuar qytetarë,

? Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

? Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

? Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

? Mbani distancë sociale për 2 metra! Mbani maskat! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

? Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

? Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!