16:24 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

IKSHPK me video-mesazh për mënyrën se si duhet bartur maska dhe si vepron ajo

Institutit i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar së fundi një video, përmes të cilave qytetarët këshillohen se si të mbajnë një maskë pëlhurë në mënyrë të sigurt.

Sipas IKSHPK-së thuhet se kjo maskë duhet të përdoret në mënyrë korrekte dhe gjithmonë të kombinuar me masat e tjera, për të mbrojtur veten dhe gjithë të tjerët.

Ndër të tjerash theksohet se para se të vendoset maska duhet gjithmonë të pastrohen duart dhe inspektohet maska dhe të mos përdoret nëse është e dëmtuar apo e ndotur, transmeton Indeksonline.

Të mbulohet hunda, goja dhe mjekra përmes saj, duke mos lënë boshllëqe anash saj.

Maska s’duhet bartur kur të jetë e zhytur apo e lagur.

Në tri gjuhë të ndryshme, IKSHPK publikoi videon-këshilluese lidhur me maskën e cila tashmë është e detyrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Duhet përkujtuar se vendi po vazhdon të përballet me virusin COVID-19, ku sot u konfirmuan edhe 205 raste të reja dhe 11 të vdekur, e ku numri i përgjithshëm ka shkuar në 10 mijë e 795./Indeksonline/