09:04 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Iku nga Kosova për shkak të pakënaqësive, karateisti fiton medaljen e bronztë me Shqipërinë

Orges Arifi u largua nga Kosova për shkak të pakënaqësive nga Federata e Karateistëve të Kosovës dhe shkoi për ta përfaqësuar Shqipërinë në këtë sport.

E sot gjatë një gare sportisti, Orges Arifi arriti ta mposhtë rusin, Evgeni Plakhutin me rezultat të barabart 3-3, mirëpo fitorja i takoi Orgesit i cili arriti të dalë nga këto gara me medaljen e bronztë, shkruan IndeksOnline.

Në këtë garë e cila quhet Premier Legue, e që po mbahet në Dubai, kanë marr pjesë 50 garuesit më të mirë në këtë kategori dhe Orgesi ishte njëri nga ta e i cili arriti rezultate mjaftë të larta.

Kurse nga Kosova në këto gara kanë marrë pjesë katër garues, ku tre nga ta kanë humbur në luftrat e para ndërsa Fortesa Orana ka dalë me fitore nga lufta e parë mirëpo ka humbur në të dytën.

Fitorja e Orgesit ka bërë që Shqipëria ta ketë rezultatin më të mirë në këtë sport që nga viti 2003./Indeksonline/.

Fotografia e Federata Shqiptare Karatese